SPORT

Zhgënjen Kosova, barazon me Andorrën

Zhgënjen Kosova, barazon me Andorrën
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Mars 2023, 22:49

Kosova nuk e ka marrë më shumë se një pikë ndaj Andorrës, ndeshje në të cilën është konsideruar favorite absolute dhe është dashur ta fitojë. Dueli mes Kosovës dhe Andorrës, që i takoi Grupit I të kualifikimeve për Euro 2024, përfundoi 1:1 të martën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Edhe pse pati dominimin e plotë gjatë tërë ndeshjes dhe vazhdimisht ishte në pjesën e Andorrës, Kosova nuk arriti të shënojë më shumë se një gol, i cili nuk mjaftoi për ta fituar ndeshjen.

Në fakt, Kosova kaloi në epërsi në fillim të pjesës së dytë, nëpërmjet rezervistit Edon Zhegrova. Ai realizoi në minutën e 59-të pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistimit të Milot Rashicës. Mirëpo, epërsia e Kosovës nuk zgjati pothuajse as dy minuta, pasi Andorra barazoi rezultatin nga gjysmërasti i vetëm që e pati gjatë tërë ndeshjes./koha.net/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika