Edon Zhegrova shënoi një supergol për t’i hapur rrugën fitores së madhe Lillet ndaj Atletico Madridit.
Mbrëmjen e së mërkurës në “Metropolitano” të Madridit, Lille fitoi me rezultatin 3:1. Ndeshja u zhvillua në kuadër të xhiros së tretë të Champions League.
Zhegrova në minutën e 61-të ka shënuar supergol nga distanca për 1:1. Më pas ai bëri krosin pas së cilës u akordua një penallti për skuadrën franceze. Jonathan David konkretizoi penalltinë në minutën e 74-të për 2:1. Për 3:1 shënoi edhe Davidi në minutën e 89-të.
Atletico Madrid ka kaluar në epërsi 1:0 me golin e Julian Alvarez në minutën e tetë.
Zhegrova nuk ka startuar në Lille. Hyri në lojë në minutën e 16-të në vend të të dëmtuarit Remy Cabella. Për të është goli i parë në Champions League.
Lille në raundin e dytë tronditi Real Madridin duke e mposhtur 1:0. Zhegrova u shpall më i miri në atë ndeshje.
Kujtojmë se javë më parë Real Madridi është interesuar për talentin kosovar, ku për këtë raportim ka shkruar edhe mediumi i mirënjohur spanjoll, Defenca Central.
25-vjeçari ka kontratë me francezët deri më 2025, mirëpo kampionët aktualë të Evropës mund ta rrëmbejnë atë për diku rreth 25 milionë euro.