Edon Zhegrova po vazhdon ta mahnit botën me aftësitë e tij të jashtëzakonshme.
Ylli kosovar është bërë njëri prej futbollistëve më të mirë në ekipin e tij, Lille, por edhe në kampionatin francez të futbollit.
Numrat e tij flasin vetë dhe ata e kanë ngritur në piedestalin më të lartë të futbollit evropian.Prishtinasi njihet për aftësitë e tij të jashtëzakonshme një kundër një, të cilat ia kanë mundësuar të bëhet njëri prej më të mirëve në Evropë.






