LAJME

Zhdukja e vajzave në Malishevë dhe Suharekë – rastet në hetime

Zhdukja e vajzave në Malishevë dhe Suharekë – rastet në hetime
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Shkurt 2025, 10:03

Dy vajza janë raportuar të zhdukura nga familjet e tyre në Malishevë dhe Suharekë.

Një burrë nga fshati Drenoc në Malishevë ka njoftuar policinë më 15 shkurt se vajzat e tij, të cilat kishin dalë nga shtëpia të shtunën, nuk janë kthyer më.

Policia është vënë menjëherë në dijeni dhe ka njoftuar prokurorinë, duke nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të zhdukjes, njofton Klankosova.tv.

Po ashtu, një tjetër rast ka ndodhur në Suharekë, ku një grua ka njoftuar policinë të hënën se vajza e saj është larguar nga shtëpia më 14 shkurt, dhe nuk është kthyer që nga ajo ditë.

Policia ka nisur hetimet për këtë rast po ashtu, duke kërkuar çdo informacion për gjetjen e vajzës.

Rreth të dyja rasteve janë duke u zhvilluar hetime  për të përcaktuar vendndodhjen e tyre.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika