Mëngjesin e të premtes u bë gati dhe shkoi në shkollë 15 vjeçarja, Gentijana Mustafa, dhe nuk u kthye më në shtëpi.
Gentijana ka katër ditë që është zhdukur dhe familjarët e saj nuk kanë asnjë informacion për fatin e saj. Familja Mustafa kërkon ndihmë nga të gjithë njerëzit që mund të kenë ndonjë informacion lidhur me vendndodhjen e saj.
Ajo sipas familjarëve ishte nisur për në shkollë në ora në ora 7:00 të mëngjesit të datës 22 janar dhe nga ajo ditë nuk është kthyer më në shtëpi.
“Është zhdukur vajza Gentijana Mustafa nga Prizreni në moshën 15 vjeç me datën 22.01.2021 ështe zhdukur dhe nuk kemi pasur as nje lajmë vajza është përgatitur për në shkollë rreth orës 07:00 të mëngjesit dhe pastaj nuk është kthyer në shtëpi. Të gjith ata të cilët kanë njohuri që në cilin vend gjendet ju lutem më informoni në numrin e babit të saj 044316673 ose ne numrin 044191743”, kërkojnë familjarët e Gentijanës.
Për zhdukjen e Gentianës në raportin e datës 23 janar ka njoftuar edhe Policia e Kosovës.
Njoftimi i PK-së:
PERSON I ZHDUKUR
Rr.Arta,Prizren 22.01.2021-07:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.