LAJME

Zhduket një person nga fshati Lubizhdë e Prizrenit i cili ishte nisur për në Gjermani, policia jep detaje

Zhduket një person nga fshati Lubizhdë e Prizrenit i cili ishte nisur për në Gjermani, policia jep detaje
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Korrik 2023, 09:35

Një person që ishte nisur për punë të përkohshme në Gjermani është zhdukur.

Rasti është lajmëruar edhe tek autoritet gjermane.

Që nga nisja, familja e tij nuk ka pasur më kontakt me të.

“Fsh. Lubizhdë, Prizren 19.07.2023 – 01:35. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se prej datës 10.07.2023 i ka shkëputur  lidhjet me vëllain e tij viktimën mashkull  kosovar i cili ka shkuar për punë të përkohshme në Gjermani për të cilin rast shokët e viktimës e kanë raportuar te autoritetet Gjermane dhe ende nuk ka ndonjë informatë për të”, thuhet në njoftimin e policisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika