Që nga e marta, familja Gjugjaj nga Prizreni ka raportuar se ka humbur kontaktet me vajzën 14-vjeçare, Jana Gjugjaj.
Rasti i zhdukjes së saj është raportuar në Polici dhe familja ka kërkuar nga kushdo që mund të ketë informata të lajmërojë Policinë.
Sipas familjarëve, Gjugjaj është zhdukur më 16 janar pasdite dhe se rasti është lajmëruar në polici po atë mbrëmje.
“Vajza ditën që është zhdukur ka pasur të veshur duks ngjyrë portokallie, farmerka të hapura, patike Nike bardh e zi”, kanë thënë familjarët në postimet e shpërndara në Facebook.
Për rastin pati lajmëruar edhe Policia në raportin 24-orësh të 17 janarit.
“Person i zhdukur – Prizren 16.01.2024 – 17:00. Ankuesi kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti duke u hetuar”, thuhej në njoftim.
