LAJME

Zhduken dy persona, një në Istog dhe Prizren

Zhduken dy persona, një në Istog dhe Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Shtator 2022, 10:28

Dy persona raportohet se janë larguar dhe nuk janë kthyer më.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rastet kanë ndodhur në dy qytete, Istog dhe Prizren.

“Prizren, 10.09.2022-20:00, më datën 13.09.2022 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Istog 13.09.2022-15:35. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij”, thuhet në raport.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika