LAJME

Zhduken dy motra në Prishtinë, familjarët në kërkim të tyre

Zhduken dy motra në Prishtinë, familjarët në kërkim të tyre
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Shtator 2021, 09:58

Një grua nga Hajvalia ka raportuar në Polici se dy motrat e saj janë larguar nga shtëpia dhe s’dihet vendndodhja e tyre.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se njëra prej tyre është e mitur.“Hajvali, Prishtinë 17.09.2021-17:30. Ankuesja kosovare ka raportuar se, dy motrat e saj viktimat femra kosovare, njëra e mitur dhe tjetra fëmijë (2009), janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja tyre”, thuhet në raport.

Njësitet policore janë duke hetuar rastin

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika