Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se për shkak të përformancës së mirë financiare dhe hapësirë fiskale të krijuar, sot është marrë vendimi që prej këtij muaji të zgjerohet skema e shtesave për fëmijë edhe për fëmijët e lindur nga viti 2015 e tutje.
Aplikimi do të hapet nga dita e nesërme.
“Pra të gjitha nënat që kanë fëmijë të lindur nga data 1 janar 2015 e tutje, mund të aplikojnë për shtesa, të cilat do të fillojnë t’i marrin nga ky muaj. Aplikimi për fëmijët 2015+ do të hapet prej ditës së nesërme”, ka njoftuar Murati.





