Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në një numër të madh të bashkive në Shqipëri, ku deri tash dihet që Partia Socialiste ka fituar në 34 bashki. Ndërsa, koalicioni Bashkë Fitojmë, do t’i drejtojë 6 bashki.
Partia Socialiste ka fituar edhe në Lushnje. Kandidatja e kësaj partie, Eriselda Musa-Sefa ka marrë 22.402 vota ose 62.64 për qind. Kurse, kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Eduard Shyqyri ka marrë 13.362 vota ose 37.36 për qind.
Në Sarandë ka fituar kandidati i PS-së, Oltion Ahmeti, i cili ka marrë 7.909 vota ose 52.46 për qind.
PS ka fituar edhe në bashkinë Cërnik, ku kandidati i saj ka marrë 8.444 vota ose 71.20 për qind. Kurse, koalicioni Bashkë Fitojmë ka marrë 3.416 vota ose 28.80 %.
Kandidati i PS-së së shpejti do të fitojë edhe në bashkinë Patos, pasi ka marrë 8.120 vota. Kurse, koalicioni Bashkë Fitojmë ka marrë 2.657 vota. E ndërkohë, ka mbet vetëm një qendër e votimit pa numëruar. Fitorja e PS-së është konfirmuar nga KQZ edhe në Librazhd, ku kandidat i PS-së ka marrë 10364 vota ose 74.45 për qind.
Ndërsa, kundërkandidati i tij nga koalicioni Bashkë Fitojmë, ka marrë 3.557 vota ose 25.55 %.
Votat janë numëruar edhe në bashkinë Rrogozhinë, ku edhe këtu PS ka marrë 5.120 vota. Kurse, kundërkandidati ka koalicioni BF, ka marrë 5.097 vota.
Partia e Edi Ramës, PS-ja, ka fituar edhe në bashkinë Bulqizë, duke marrë 8364 vota, kurse koalicioni BF ka marrë 5.514 vota.
E në Gramsh sërish ka fituar PS me 6.263 vota. E kundërkandidati nga koalicioni BF me 5.629 vota. PS ka fituar edhe në Belsh me 4.536 vota, ndaj kundërkandidatit të koalicionit BF, me 4.495 vota. PS ka fituar edhe në Roskovec me 6.033 vota. Ndërsa, kundërkandidati ka marrë 5.454 vota.
PS ka fituar edhe në Tropojë, Dropull, Përmet, Skapar, Poliçan, Konispol, Këlcyrë, Fushë-Arrës, Libohovë, Pustec.
PS është afër fitores edhe në Mat.
Ndërkohë, më herët është ditur rezultati që PS ka fituar në bashkitë Kamëz, Vora, Elbasan, Pusteci, Delvinë, Klos, Kolonja, Këlcyrë, Tepelenë, Pukë, Peqin, Elbasan, Delvinë dhe Vlorë.
E në Mirditë ka fituar koalicioni BF me 6355 vota. Kurse, PS ka marrë 5160 vota, si dhe në Has.
Koalicioni Bashkë Fitojmë ka arritur të marrë bashkinë e Himarës, Libohovë dhe Memaliaj, Pukë.
Ndërkohë, numërimi i votave po vazhdon në bashkitë tjera./ksp