LAJME

Zgjedhjet në Kroaci – Milanoviq merr 75 përqind të votave

Zgjedhjet në Kroaci – Milanoviq merr 75 përqind të votave
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Janar 2025, 13:14

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Zoran Milanoviq, siguroi një fitore të lehtë dhe bindëse, duke marrë 75% të votave pas numërimit të pothuajse të gjitha qendrave të votimit.Pavarësisht se roli i tij është kryesisht ceremonial dhe me kompetenca të kufizuara sipas ligjeve, Milanoviq theksoi rëndësinë e pozicionit të tij si të padiskutueshëm dhe një në vend.

“Sa i përket çështjeve të mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare, siç përcaktohet nga Kushtetuta, unë do të jem komandanti suprem. Jo vetëm thjeshtë i barabartë, por personi me përgjegjësi kryesore, sepse kështu e thotë Kushtetuta”, deklaroi Milanoviq.I njohur për retorikën e tij populiste dhe shpesh të ashpër, ai nuk ka nguruar shpesh të kritikojë BE-në dhe NATO-n për mbështetjen e tyre ndaj luftës së Ukrainës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika