LAJME

Zgjedhjet lokale nesër, KQZ sot shpërndan materialin zgjedhor nëpër komuna

Zgjedhjet lokale nesër, KQZ sot shpërndan materialin zgjedhor nëpër komuna
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Tetor 2025, 09:04

Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve sot do të bëhet shpërndarja e materialit zgjedhor për zgjedhjet lokale.

Zgjedhjet lokale 2025 do të mbahen nesër më 12 tetor.

Partitë politike kanë intensifikuar fushatën ditët e fundit me thirrjet për votim të kandidatëve të tyre.

Zgjedhjet lokale nesër do të mbahen pa hijen e bllokadës së krijuar nga zgjedhjet e përgjithshme të shkurtit meqë Kuvendi dje u shpall i konstituuar nga kryeparlamentari Dimal Basha me zgjedhjen e nënkryetarit të pestë.

Sidoqoftë, këto zgjedhje lokale e gjejnë Kosovën pa institucione.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika