Home LAJME Zgjedhjet lokale, fillon afati për dorëzimin e kërkesave për akreditim të vëzhguesve

Zgjedhjet lokale, fillon afati për dorëzimin e kërkesave për akreditim të vëzhguesve

0
Zgjedhjet lokale, fillon afati për dorëzimin e kërkesave për akreditim të vëzhguesve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se nga sot ka filluar afati për dorëzimin e kërkesave për akreditim të vëzhguesve për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit në Kosovë.Kërkesën për akreditimin e vëzhguesve mund ta dorëzojnë subjektet politike të certifikuara, organizatat joqeveritare vendore të cilat merren me zgjedhje dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhje dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja dhe mediat, thuhet në njoftim.Për më tepër, KQZ njofton se afatet për akreditim të vëzhguesve të subjekteve politike dhe të OJQ-ve fillon më 1 korrik dhe përfundon më 15 shtator, ndërsa për akreditim të vëzhguesve ndërkombëtarë dhe të mediave fillon më 1 korrik dhe përfundon më 2 tetor.

Afatet për aplikim të vëzhguesve afatshkurtër për ditën e zgjedhjeve janë:-Për akreditim të vëzhguesve të subjekteve politike dhe të OJQ-ve fillon më 30 korrik dhe përfundon më 27 shtator;-Për akreditim të vëzhguesve ndërkombëtar dhe të mediave fillon më 30 korrik dhe përfundon më 2 tetor;

KQZ sqaron se vetëm vëzhguesit e akredituar nga mund t’i vëzhgojnë zgjedhjet lokale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here