Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka ripërsëritur qëndrimin e qeverisë së Kosovës se qytetarët serb mund të votojnë për zgjedhjet e 3 prillit në Serbi, vetëm përmes zyrës ndërlidhëse ose me postë.
Qytetarët që kanë dyshtetësi, mund të votojnë në zyrën ndërlidhëse apo me postë”, tha ministrja Haxhiu në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë.Ministrja përmendi rezolutën të cilën Kuvendi e nxori për referendumin e 16 janarit të cilin Serbia dëshironte ta organizonte në Kosovë.
“Qeveria jonë por edhe Kuvendi, kanë nxjerrë rezolutë ku kanë ndaluar mbajtjen e referendumit kushtetues më 16 janar, konsiderojmë që është e rëndësishme që të respektohet kushtetuta”, tha ajo.Sipas ministres Haxhiu, “Serbia ka pretendimet e saja për të mbajtur zgjedhjet në Kosovë, asaj nuk i bëhet vonë për të drejtat e qytetarëve”.
Në janar, përmes një rezolute të votuar në Kuvend, Kosova nuk e ka lejuar zhvillimin e një referendumi të Serbisë.
Ndërsa zgjedhjet parlamentare të Serbisë në territorin e Kosovës janë mbajtur që menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë në vitin 2008 por edhe në vitin 2012, 2014, 2016. Zgjedhjet e fundit parlamentare serbe në Kosovë janë mbajtur më 21 qershor, 2020.