Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes Artan Abrashi ka shprehur bindjen e tij se do të kenë votat e mjaftueshme për zgjedhjen e presidentit.
Kuvendi i Kosovës dje dështoi në dy votimet e para të raundit të parë zgjedhjen e Vjosa Osmanit për presidente.
Në seancë morën pjesë 82 deputetë, por votuan 78, përkatësisht 79 deputetë, që ishte e pamjaftueshme për të kaluar në raundin e dytë, pas së cilës u vendos për vazhdimin e seancës për sot, raporton KP.





