- Reklama -

Zgjedhja e nënkryetarëve: Gjykata Kushtetuese miraton masën e përkohshme të kërkuar nga Lista Serbe

Gjykata Kushtetuese e ka miratuar masën e përkohshme, të cilën e ka kërkuar Lista Serbe në lëndën që e ka dorëzuar javën e kaluar.

Burimet e gazetës Nacionale brenda Kushtetueses kanë bërë me dije se vendimi për miratimin e masës është marrë sot.

- Reklama -

I njëjti burim ka treguar se vendimi do të publikohet sot gjatë ditës.

Kjo masë ka për qëllim që të ndalë rrjedhën e afatit prej 30 ditësh në procesin e konstituimit të Kuvendit, afat ky që është caktuar në aktgjykimin e dytë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit.

Javën e kaluar, Lista Serbe ka dorëzuar kërkesë të re në Gjykatën Kushtetuese, duke e kontestuar mënyrën se si është zhvilluar procesi i zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit nga radhët e komuniteteve jo-shumicë.

Në këtë parashtresë, subjekti politik serb ka kërkuar që votimi të kthehet në pikën fillestare dhe të zhvillohet si një proces i unifikuar, pra në formë “pakete”, në përputhje me praktikat e mëhershme parlamentare.

Gjithashtu, në kërkesën e saj partia serbe ka kërkuar vendosjen e një mase të përkohshme nga Kushtetuesja, me arsyetimin se rrezikohet rrjedhja e afateve ligjore për formimin e qeverisë së re.

“Të caktojë, duke pasur parasysh interesin publik, masën e përkohshme, me të cilën do të ndalojë veprimet e mëtejshme kundërkushtetuese të Kryetarit te Kuvendit, në mënyrë që të mos zgjidhet Qeveria kundërkushtetuese ose të fillojnë të rrjedhin afatet për zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës, për shkak se moscaktimi i masës së përkohshme do të shkaktonte dëme të pariparueshme dhe potencialisht do të çonte në formimin e institucioneve kundërkushtetuese, duke cenuar kështu rendin juridik dhe demokratik në Kosovë.”, është thënë në kërkesë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort