Komuna e Prizrenit përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike ka njoftuar se është zgjatur afati pas thirrjes publike për anëtarë të kominisonit për vlerësimin e projekt- propozimeve të OJQ-ve dhe individëve të pranuara sipas thirrjes publike të Drejtorisë së Shërbimeve Publike
Drejtoria e Shërbimeve Publike njofton se ka zgjatur afatin e aplikimit deri më datën 27.04.2021, për të gjithë interesuarit që dëshirojnë të aplikojnë për të qenë pjesë në cilësinë e anëtarit të komisionit vlerësues, për vlerësimin e projekt-propozimeve që do të dorëzohen nga OJQ-të dhe individët, sipas thirrjes publike të DSHP-së, programi i punës i të cilëve është i fokusuar në fushën e mjedisit dhe mbeturinave.
Për më shumë informacione në lidhje me thirrjen publike mund të klikoni në: https://kk.rks-gov.net/…/THIRRJA-PER-APLIKIM-PER…