Zëvendësministrja e Kulturës, Nora Arapi Krasniqi, ka vizituar lokalitetin prehistorik të Pepajt në Lubozhdë të Istogut, ku po zhvillohen gërmime arkeologjike në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Institutit Arkeologjik të Kosovës dhe Universitetit të Miçiganit.
Sipas njoftimit, ky lokalitet i banuar që nga fundi i Epokës së Hershme të Bronzit po sjell rezultate të rëndësishme shkencore. Gjatë hulumtimeve është zbuluar një banesë e datuar rreth vitit 1900 p.e.s., e cila ofron njohuri të reja për jetën dhe organizimin e komuniteteve të hershme në këtë zonë.





