LAJME

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla takon krytarin Totaj, flasin për Planit Operativ Emergjent Lokal

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla takon krytarin Totaj, flasin për Planit Operativ Emergjent Lokal
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Janar 2024, 21:14

Kryetari Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, nënkryetarin Kujtim Gashi, drejtoreshën komunale të Arsimit, Luljeta Veselaj-Gutaj dhe përfaqësuesit e Policisë Rajonale të Prizrenit, Shërbimit të Zjarrfikësve si dhe përfaqësues nga QKMF, kanē pritur sot zëvendësministrin e Ministrisë së Mbrojtjes, Shemsi Syla, i shoqëruar me anëtarët e grupit punues të kësaj ministrie për menaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera, ku me këtë rast kanë diskutuar për Planin Operativ Emergjent Lokal dhe gatishmërinë emergjente të Komunës së Prizrenit.

Ngritja e aseteve teknike dhe atyre njerëzore, në bashkëpunim me të gjitha institucionet e sigurisë në vend, ishin ndër temat kryesore që i biseduam, duke pasur parasysh vlerësimin e rreziqeve dhe ushtrimin e skenarëve, që në rast nevoje, të parandalohen fatkeqësitë e të gjitha natyrave dhe të minimizohen pasojat, gjithmonë duke e vënë në rend të parë ruajtjen e jetës së qytetarëve tanë, thuhet në fund të njoftimit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika