Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Shefin e Divizionit për Kosovë pranë Komisionit Evropian, Jiri Plecity.
Takimi u mbajt një ditë pas Nënkomitetit për Tregti, Industri, Dogana dhe Tatime. Ky është nënkomiteti i parë që u zhvillua pas fillimit të largimit gradual të masave.






