Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim përfaqësues nga organizata joqeveritare, Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve (VoRAE), drejtorin ekzekutiv, Isak Skenderi dhe nëndrejtoreshën ekzekutive, Vesa Batalli.
Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim organizatën Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve

Sipas një komunikate nga Zyra e Kryeministrit, në takim u bisedua rreth zhvillimit të strategjive të përbashkëta dhe rritjes së mbështetjes për komunitetet joshumicë, me qëllim kontributin në shumë fushëveprimtari mes të cilave luftimi i diskriminimit, promovimit të aspekteve të bashkëjetesës, nxitjen e punësimit, edukimit dhe sensibilizimit për të lehtësuar gjithëpërfshirjen.
“Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se si qeveri jemi angazhuar përgjatë këtij mandati në projekte që targetojnë pozitivisht rritjen e punësimit dhe përfshirjen e minoriteteve në vendimmarrje. Organizata joqeveritare VoRAE promovon drejtësinë shoqërore, barazinë dhe përfshirjen institucionale të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, duke zbatuar iniciativa kombëtare dhe rajonale në fushat e arsimit, punësimit, strehimit dhe pjesëmarrjes politike, në partneritet të ngushtë edhe me donatorë dhe institucione evropiane”, thuhet në njoftim.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

QKMK njofton për bllokim të mundshëm në Jarinjë nesër – këshillohet kujdes në qarkullim

Reforma për maturën në Kosovë, standarde më të larta dhe dënime më të ashpra për kopjim

Koha kur Vedat Muriqi mori rrogën e parë 50 euro me insistimin e Sinan Osmanit

