LAJME

Zëvendëskryeministri belg pritet sot të takohet me Kurtin dhe Konjufcën në Prishtinë

Zëvendëskryeministri belg pritet sot të takohet me Kurtin dhe Konjufcën në Prishtinë
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Prill 2026, 08:31

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të presë në një takim zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Belgjikës, Maxime Prevot.

Takimi do të zhvillohet në orën 13:30 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Prevot gjithashtu më pas do të takohet edhe me zv. Kryeministrin e Parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës sës Kosovës Glauk Konjufcën.

Bëhet e ditur se ata do të takohen në orën 15:15, e që pas takimit do të mbajnë konferencë për media.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika