LAJME

Zeni Krasniqi, emërohet drejtor i ri i Arsimit në Dragash

Zeni Krasniqi, emërohet drejtor i ri i Arsimit në Dragash
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Mars 2023, 11:56

Faqja zyrtare e komunës së Dragashit, ka njoftuar se kryetari i komunës së Dragashit,Bexhet Xheladini, sot ka emëruar, Zeni Krasniqin, drejtor të Drejtorisë Komunale të Arsimit.

“Zeni Krasniqi ka qenë profesor shumëvjeçar i lëndëve ekonomike në Shkollën e Mesme të Lartë “Ruzhdi Berisha” në Dragash, ku për shkak të aktivitetit të tij politik është larguar nga puna nga okupatori serb. Në kohën kur komunën e ka qeverisur LDK-ja, kryetari i tanishëm, z.Bexhet Xheladini, në atë kohë Kryeshef i Ekzekutivit të Komunës, z.Krasniqin e pat emëruar në postin e drejtorit të Drejtorisë për Emergjenca në Komunën e Dragashit, nga viti 2003 deri në vitin 2007. Pas kësaj periudhe deri në këtë moment z.Krasniqi ka qenë i papunë.

Kryetari Xheladini e uroi Zeni Krasniqi për postin e ri, duke i dëshiruar suksese maksimale në udhëheqjen e Drejtorisë Komunale të Arsimit.”, thuhet në njoftimin e komunës.

Ndryshe, Zeni Krasniqi, do të zëvëndësoj në këtë pozitë, Selim Kryeziun, i cili para dy javesh kishte dhënë dorëheqje të parevokueshme nga kjo pozitë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika