Home SPORT Zeneli optimist para ndeshjes me Suedinë: Jemi këtu për tri pikë

Zeneli optimist para ndeshjes me Suedinë: Jemi këtu për tri pikë

0
Zeneli optimist para ndeshjes me Suedinë: Jemi këtu për tri pikë

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka mbajtur konferencë për media para ndeshjes së nesërme kundër Suedisë.

Arbër Zeneli ka thënë se kjo ndeshje është shumë e rëndësishme dhe se Suedia ka kualitete të jashtëzakonshme, mirëpo se Kosova në këtë lojë shkon vetëm për fitore, shkruan lajmi.net.

“Kena fol për këtë lojë, është një ndeshje shumë e rëndësishme, Suedia është shumë e fortë dhe e kanë pru edhe një lojtar klas, Zlatanin. Na jena këtu për tri poena dhe të shohim se çka po ndodhë”, ka thënë Zeneli.

Ai është pyetur se a do të festojë nëse fiton.

“Normal që është një ndeshje special për mu sepse kom lujt për Suedinë prej që jam 15 vjeç, amo unë kqyri veç për fitore dhe e kom gjet mënyrën tem për me lujt. Na shkojmë veç për tre poena”, ka thënë Zeneli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here