• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Monday, June 5, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Zemaj thotë se aktualisht ka shtretër të mjaftueshëm në QKUK për trajtimin e pacientëve me COVID-19

tvprizreni by tvprizreni
November 29, 2020
in LAJME
0
Zemaj: Rritja e numrit të rasteve të të infektuarve është shqetësim
0
SHARES
92
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka thënë se zgjerimi i kapaciteteve me shtretër ka qenë punë e vazhdueshme që ka bërë Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës. Ai ka deklaruar se aktualisht ka shtretër të mjaftueshëm, duke shtuar se ka edhe klinika rezervë në rast të rritjes së numrit të infektuarve.

Madje, i pari i Shëndetësisë shtoi se janë të furnizuar mjaftueshëm edhe me barna nga donacione të ndryshme.
“Zgjerimi i kapaciteteve me shtretër ka qenë punë e vazhdueshme që ka bërë shërbimi spitalor klinik universitar i Kosovës. Ministria e Shëndetësisë edhe në këtë aspekt është kujdesur që të shtojë kapacitetet edhe përmes blerjeve edhe përmes donacioneve. Primare është sigurimi i shtretërve. Aktualisht kemi shtretër të mjaftueshëm ka dhe klinika rezervë të cilat po i mbajmë në rast të rritjes së numrit të rasteve spitalore por sigurisht me kujdes të shtuar që numri të ulet dhe të vihet nën kontroll edhe situata nëpër spitale dhe të mos kemi nevojë të shtretër shtesë”, ka thënë Zemaj.

“Menaxhimi ka një dinamikë të re sepse edhe njohuria me virusin ishte në faza të ndryshme qoftë ajo e izolimit por edhe me hapjen e kontrolluar që ne po e menaxhojmë. Tash kemi kaluar në një nivel tjetër të menaxhimit të situatës, zgjerimi i kapacitete humane, punësimi i shumë mjekëve profesioneve shëndetësor në shumë fusha e ka ndihmuar në masë të madhe menaxhimin e kësaj situate. Furnizimi më i mirë edhe për shkak të rritjes së numrit me barna qoftë nga donacione të ndryshme dhe pjesa tjetër rritja e numrit të testimeve i ka mundësuar IKSPK-së edhe neve që të identifikojmë vatrat e infeksionit dhe për këtë arsye edhe është numri më i rritur por është më i lehtë për të menaxhuar situatën për tu përballur me virusin”, tha Zemaj.

Sipas Zemajt, ka teste të përdorimit antigjen rapide, dhe do të shihet mundësia e përdorimit të tyre sipas nevojës së qytetarëve.

“Ka teste të përdorimit antigjen rapide. Sigurisht në bazë të nevojave do të shohim ku mund të përdoren dhe si mund të përdoren dhe sa mund të ndihmojnë. E mira e kësaj është që komunat mund të fillojnë këtë aktivitet i kanë kapacitet në QKMF dhe mund të kenë prioritet të testimeve të shpejta”, ka deklaruar Zemaj.
Sipas tij, prioritet ka qenë sigurimi apo mbajtja e të gjithë të rinjve në Kosovë. Mes tjerash, viteve të fundit për shkak të neglizhencës shumë mjekë janë larguar nga vendi sepse nuk u është ofruar mundësia qoftë e specializimeve apo qoftë të studimeve bazike apo edhe avancimeve profesionale në Kosovë.

Zemaj tha se kanë filluar me punësime duke hapur konkurse për t’i punësuar të gjithë specialistët e papunë.
“Prioritet e mija kanë qenë sigurimi apo mbajtja e të gjithë të rinjve në Kosovë. Viteve të fundit për shkak të neglizhencës apo një gjykimi të padrejtë shumë mjekë në Kosovë janë larguar nga vendi sepse nuk u është ofruar mundësia qoftë e specializimeve apo qoftë të studimeve bazike apo edhe avancimeve profesionale në Kosovë. Unë e kam bërë këtë ndërprerje. E kemi filluar me punësime e kemi realizuar procesin e specializimeve dhe kemi hapur konkurse për ti punësuar të gjithë specialistët të papunë dhe sigurisht kërkesat që janë adresuar tek ne ka qenë edhe zgjerimi i mundësive për studime në fushën e mjekësisë. Ky ka qenë vullnet i Ministrit të shëndetësisë, vullnet i imi që të kemi programe sepse ka qenë një kërkesë e dekanatit të fakultetit të mjekësisë drejtuar ministrit të kaluar një dokument që e kam gjetur këtu dhe kam menduar që duhet t’i jepet përkrahje. Realisht në interpretimet që janë bërë pastaj, mund të jenë edhe arsye politike e kam parë që tash ka adresim tjetër. Por kjo mbetet në vullnetin e MASh dhe unë vetëm në aspektin mbështetës mund ta përkrahi”, ka thënë ministrI I Shëndetësisë.

Zemaj tha se duhet të bëhet sigurimi i kostos, në mënyrë që sa më shpejt të fillohet me ndërtimin e spitalin anti-Covid.

“Procedurat janë ligjore pavarësisht situatës në të cilën po kalojmë. Në momentin kur plotësohen kushtet edhe ato që kanë të bëjnë me infrastrukturën me ligjet në fuqi, procedurat tenderuese unë do të japë përkrahje ashtu siç i kam dhënë këtij procesi. Orientimi ynë është që të fillojmë sa më shpejt, duhet të bëhet sigurimi edhe i kostos dhe shumë shpejt besoj do të fillojmë edhe me këtë proces”, ka thënë Zemaj për Ekonomia Online.

Zemaj foli edhe sa i përket vaksinës, duke thënë që është obligim ligjor të sigurohet pa pagesë.
Sipas tij, një pjesë prej 20% është siguruar falas për vaksinë ndërsa pjesa tjetër duhet të blihet nga buxheti shtetit.

“E kemi obligim ligjor që ta sigurojmë pa pagesë. Duhet të sigurohet pjesa e konsiderueshme nga buxheti i shtetit, kryeministri Hoti është duke u kujdesur që të na ndihmojë në këtë proces në komunikim edhe me vendet e BE-së, por kemi edhe aktivitet e brendshëm që të zhvillojmë si ministri i shëndetësisë qoftë me OBSh dhe me partnerë të tjerë për sigurimin e vaksinës. Një pjesë 20% është e siguruar falas dhe pjesa tjetër duhet të blihet”, ka deklaruar Zemaj.

Download Premium WordPress Themes Free
Download Best WordPress Themes Free Download
Download Premium WordPress Themes Free
Download Premium WordPress Themes Free
free download udemy course
download micromax firmware
Download Best WordPress Themes Free Download
free download udemy paid course
Previous Post

Mali i Zi dhe Serbia dëbojnë ambasadorët e njëri-tjetrit

Next Post

Pas vdekjes së Valentina Ibrahimit, familjarët i kthejnë paratë që u mbledhën për të

Next Post
Pas vdekjes së Valentina Ibrahimit, familjarët i kthejnë paratë që u mbledhën për të

Pas vdekjes së Valentina Ibrahimit, familjarët i kthejnë paratë që u mbledhën për të

Të Fundit

Emisari gjerman tregon çka i tha Kurtit për veriun: Secili përgjegjës për veprimet e veta

Emisari gjerman tregon çka i tha Kurtit për veriun: Secili përgjegjës për veprimet e veta

June 5, 2023
Kurti takohet në ora 20:00 me Escobarin e Lajçakun

Kurti takohet në ora 20:00 me Escobarin e Lajçakun

June 5, 2023
Rriten çmimet e naftës pas zvogëlimit të sasisë së prodhimit

Rriten çmimet e naftës pas zvogëlimit të sasisë së prodhimit

June 5, 2023
Apple të hënën lanson produktin e saj më të madh ndër vite

Apple të hënën lanson produktin e saj më të madh ndër vite

June 5, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Emisari gjerman tregon çka i tha Kurtit për veriun: Secili përgjegjës për veprimet e veta

Emisari gjerman tregon çka i tha Kurtit për veriun: Secili përgjegjës për veprimet e veta

June 5, 2023
Kurti takohet në ora 20:00 me Escobarin e Lajçakun

Kurti takohet në ora 20:00 me Escobarin e Lajçakun

June 5, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.