LAJME

Zemaj: Situata me COVID-19 është nën-kontroll, ftoi qytetarët të vazhdojnë t’i përmbahen masave

Zemaj: Situata me COVID-19 është nën-kontroll, ftoi qytetarët të vazhdojnë t’i përmbahen masave
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Shkurt 2021, 12:34

Po mbahet takimi i ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj me Komitetin për Vlerësim të Situatës me COVID-19.Ministri Zemaj ndër tjera deklaroi se gjendja e pandemisë në vendin tonë është nën-kontroll, por se duhet të vazhdohet me masat rigoroze.

“Përkujdesja ndaj pacientëve vazhdon të jetë e shkëlqyer dhe madje ka qenë e shkëlqyer edhe për njerëzit e ardhur nga vendet e tjera.Por megjithatë nuk dua që kjo fjalë e imja të fillojë me lëvdatë për ju apo për sistemin shëndetësorë që përkundër sfidave mund të lavdërohet me statistikat e deritanishme.

Nga data 4 shkurt 2020 deri më 21 shkurt 2021 janë testuar gjithsej 285 mijë e 900 persona të dyshimtë me virusin COVID-19. Gjurmimi i rasteve aktive është bërë nga ekipet e IKSHPK-së, të cilët janë pjesë e suksesshme në luftën kundër virusit COVID-19”, tha Zemaj.

Zemaj deklaroi se janë 66 mijë e 380 raste nga mostrat e testuara të cilët rezultuan pozitiv, ku deri më 21 shkurt janë 58 mijë e 169 të infektuar të shëruar apo 87.6%, aktualisht janë 6 mijë e 639 raste aktive që shprehet 10 në përqindje.“Në dy javët e fundit janë raportuar 4 mijë e 122 raste pozitive, 49 raste përfunduan me fatalitet, ndërsa pozitivitet i është 1.18%.Janë regjistruar a 1 mijë e 572 vdekje. Situata epidemiologjike tregon ulje simbolike të rasteve në dy javët e fundit, me 1.16 përqind, por me shenja iniciale të mundësisë të rritjes së rasteve në këtë javë.Kemi ulje të rasteve të vdekjeve të raportuara për 36.7%.

Sipas moshave përqindja e të prekurve me COVID-19 është më e ulët, nga 0 deri në 9 vjet, 1.7 kurse nga 1.6 të moshës 30-39 vjeçare. Sipas gjinisë meshkuj 51% janë pak më shumë të prekur krahasuar me fermat ku javën 49%”, shtoi ministri në detyrë.Ndërkohë, Zemaj tha se fton duhet të vazhdqytetarët pa përjashtim që ta ngrisin vigjilencën dhe të iu përmbahen masave, pasi virusi është ende prezentë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika