Home LAJME Zemaj: Në dorë të zotit, qeveria e praktikantëve krejt për pushtet dhe asgjë për shëndet

Zemaj: Në dorë të zotit, qeveria e praktikantëve krejt për pushtet dhe asgjë për shëndet

0
Zemaj: Në dorë të zotit, qeveria e praktikantëve krejt për pushtet dhe asgjë për shëndet

Gjatë 24 orëve të fundit bazuar në raportimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, në Kosovë janë shënuar 2 mijë e 110 raste pozitive me COVID-19 dhe katër raste të vdekjes.

Lidhur me këtë ka reaguar ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj.

Zemaj tha qeveria e praktikantëve po bën çdo gjë për pushtet dhe asgjë për shëndet.

“Rekord i zi! Sot, 2.110 raste të reja me COVID-19 dhe 4 të vdekur. N’dorë t’Zotit! Qeveria e praktikantëve po vazhdon me avazin e vjetër; krejt për pushtet e asgjë për shëndet! U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve për humbjen e më të dashurve të tyre si dhe iu uroj shërim sa më të shpejtë të gjithë të infektuarve”.

Ai theksoi se qeveria ka dështuar ta menaxhojë situatën me pandemi.

“Të dashur qytetarë, Edhe pse kjo qeveri tashmë ka dështuar e menaxhimi ka degraduar, kurdo që t’iu vijë mundësia e parë ju lutem VAKSINOHUNI. Në të njëjtën kohë, ne të gjithë duhet të vazhdojmë t’i respektojmë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here