Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se mbyllja totale nuk është zgjidhje dhe se pasojat janë të mëdha edhe në aspektin ekonomik dhe psiqik.
“Mbikqyrja rigoroze e masave, rritja e kapaciteteve të mbikqyrjes ka qenë politikë e jona. Ne jemi ballafaquar, unë komiteti për menaxhim, bordi këshilldhënës, e kemi heq ‘të zitë e ullirit’ por mbylljen nuk e kemi lejuar asnjëherë”, tha Zemaj në një lidhje direkte.





