- Reklama -

Zemaj i fton deputetët ta votojnë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ju ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që për interesin e qytetarëve ta votojnë “Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike”, në të cilin Qeveria ka paraparë edhe fondin rezervë për pandeminë.

Zemaj përmes një postimi në Facebook thotë se ky ligj është shumë i nevojshëm për vendin dhe shëndetësinë tonë, shkruan Reporteri.net.

- Reklama -

Ky postim i tij vije pas vizitës që zhvilloi ne Klinikën Infektive së bashku me kryeministrin Avdullah Hoti, ndërsa pohon se çdo pacient, në secilën klinikë do të trajtohet me profesionalizëm.

Postimi i tij:

Së bashku me Kryeministrin e Kosovës z. Avdullah Hoti, vizituam Klinikën Infektive në QKUK në Prishtinë, ku me stafin menaxhues biseduam për aspekte të menaxhimit klinik të rasteve me Covid-19, dhe përforcimit të shërbimeve me qëllim të përballimit të çfarëdo fluksi të pacientëve me Covid-19.

Çdo pacient, në secilën klinikë do të trajtohet me profesionalizëm.

Qeveria e Kosovës dhe të gjithë ne po angazhohemi maksimalisht që të jemi të gatshëm për çdo skenar, ta menaxhojmë situatën, të ketë mjaftueshëm shtretër për pacientët në nevojë, staf shëndetësor ku tashmë do të jenë edhe specializantët e rinj, si dhe furnizim me barna.

Për shkak të rrethanave të krijuara dhe rritjes së rasteve me Covid-19, ditëve të fundit është imponuar të ndërmarrim disa masa të reja, përfshirë këtu edhe pezullimin e përkohshëm të punës në objektin e ambulancave specialistike në QKUK, ku në vijim do të ofrohen vetëm shërbime shëndetësore për rastet emergjente.

Ne jemi krenar me profesionistët shëndetësorë, me moralin, përkushtimin dhe dashurinë e shprehur gjatë mbrojtjes së jetës së qytetarëve.
Andaj edhe sot dhe çdo ditë tjetër shpreh respektin tim të thellë dhe solidaritet me profesionistët shëndetësorë të cilët vazhdojnë luftën kundër Covid-19.

Qytetarë të nderuar,
Realiteti i krijuar kërkon nga të gjithë ne që të bashkëpunojmë me njëri tjetrin për t’i bërë ballë kësaj situate.

Në këtë kontekst edhe njëherë i ftojmë deputetët e Kuvendit të Kosovës që për interesin e qytetarëve ta votojnë “Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike”, në të cilin Qeveria ka paraparë edhe fondin rezervë për pandeminë.
Ky ligj është shumë i nevojshëm për vendin dhe shëndetësinë tonë.

Respektoni rregullat!
#Maska
#Higjiena
#Distanca

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Pjesa më e rëndësishme e muajit të Ramazanit është...

CIA nxjerr raportin që thotë se COVID-19 mund të ketë dalë nga laboratori

Shërbimi sekret amerikan, të shtunën e ka nxjerrur një...

QKUK: Mbi 4 mijë e 500 pacientë operuan sytë gjatë vitit 2024

Mbi 4 mijë e 500 pacientë janë operuar në...

Lista e Çmimeve të Barnave, MSh përjashton mundësinë për shtyrjen e afatit të zbatimit të saj

Oda e Farmacistëve të Kosovës (OFK) në fillim të...

Çka nënkupton një CRP e lartë në organizëm?

Proteina C reaktive, apo siç njihet CRP është një...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort