Volodymyr Zelenskyy i ka kërkuar Donald Trumpit të vizitojë Ukrainën dhe të shohë vetë shkatërrimin e sjellë nga pushtimi i Rusisë.
“Ju lutemi, përpara çdo lloj vendimi, çdo lloj forme negociatash, ejani të shihni njerëz, civilë, luftëtarë, spitale, kisha, fëmijë të shkatërruar ose të vdekur”, tha Zelensky, shkruan Skynews.“Do ta kuptoni me kë keni marrëveshje”.
Sipas presidentit ukrainas, vetëm kështu Trump “do ta kuptojë atë që bëri Putini”.





