LAJME

Zelensky i drejtohet Parlamentit Evropian: Ky është çmimi i lirisë

Zelensky i drejtohet Parlamentit Evropian: Ky është çmimi i lirisë
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Mars 2022, 13:13

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i është adresuar të martën Parlamentit Evropian në Bruksel.

Zelensky është paraqitur në mbledhjen e PE-së përmes një videolidhjeje të drejtpërdrejtë nga Kievi, prej nga ka thënë se Ukraina është duke i dhënë njerëzit më të mirë për shkak të dëshirës për t’u trajtuar të barabartë.

Ndërkohë, duke folur për sulmet me raketa në qytetin e dytë më të madh, Kharkiv, të martën, Zelensky ka thënë se dhjetëra njerëz kanë mbetur të vrarë.

“Ky është çmimi i lirisë”, ka thënë Zelensky para deputetëve evropianë.

Ai ka akuzuar Rusinë se po targeton fëmijët ukrainasë, duke thënë se janë vrarë 16 fëmijë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika