LAJME

Zelenksy do të vendosë çështjen e armëve në krye të agjendës së bisedimeve me amerikanët

Zelenksy do të vendosë çështjen e armëve në krye të agjendës së bisedimeve me amerikanët
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Prill 2022, 14:01

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, sot do të mirëpresë në Kiev zyrtarët më të lartë amerikanë të cilët udhëtojnë në Ukrainë për herë të parë që nga fillimi i luftës.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin do të shkojnë në Kiev, raporton BBC.

Por ende nuk dihet agjenda e këtij takimi, për shkak se  Uashingtoni nuk ka komentuar lidhur me këtë për siç thonë ata për shkaqe sigurie.

Zelensky planifikon të vazhdojë kërkesat e tij për dërgimin e armëve të rënda për të ndihmuar në luftimin e ushtrisë ruse, e cila pritet të jetë edhe tema kryesore.

Ai gjithashtu shpreson se takimi i sotëm mund të hapë rrugën për një vizitë të Presidentit amerikan, Joe Biden.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika