Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi ka pranuar sot zyrtarisht detyrën në këtë pozitë nga ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, raporton Ekonomia Online.
Zejnulla Gashi pranon zyrtarisht detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit: Do të punojmë në forcimin e sundimit të ligjit

Me këtë rast, Gashi tha se do u shërbejë të gjithëve dhe bashkarisht do punohet në forcimin e sundimit të ligjit.
“Sapo e pranova detyrën nga ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, zoti Qalaj. Faleminderit kolegëve për besimin e dhënë. Unë do të jem kryeprokuror i të gjithëve dhe së bashku të gjithë do të punojmë në forcimin e sundimit të ligjit”, u shpreh ai.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

