LAJME

Zëdhënësja e Komisionit të BE-së, Hipper: Liberalizimi i vizave për Kosovën është vonuar

Zëdhënësja e Komisionit të BE-së, Hipper: Liberalizimi i vizave për Kosovën është vonuar
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Korrik 2022, 08:02

Zëdhënësja e Komisionit të BE-së për Punët e Brendshme, Migracionit dhe Sigurinë e Brendshme, Anita Hipper, ka thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave.

Hipper përmes një cicërime në Twitter shtoi se vendimi për heqjen e vizave për Kosovën.

“Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet. Vendimi për heqjen e vizave për Kosovën është një vendim i vonuar”, ka shkruar ajo, duke e shpërndarë njoftimin e ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili u takua në Bruksel me Komisioneren Evropiane për Punë të Brendshme, Ylva Johansson.

Ata kanë folur për lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika