Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë që sa i përket qëndrimit të ekzekutivit për grevat, vlen ajo që parimi pagë për punë do të respektohet.
Përmes një postimi në Facebook, Kryeziu e ka rishpërndarë statusin e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, duke theksuar që mësimdhënësit që kanë mbajtur mësim do të kompensohen.
Ndryshe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, lidhur me pagat e mësimdhënësve për muajin shtator, kohë sa ishin në grevë, tha se komunat të cilat janë përgjegjëse për organizimin e arsimit parauniversitar, nuk kanë raportuar në Departamentin e Thesarit në Ministri të Financave, ndonëse e kanë obligim.
Sipas saj, kompensim do të ketë vetëm për punën e bërë.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se komunat si përgjegjëse për organizimin e arsimit parauniversitar, s’e kanë përmbushur obligimin e tyre që të raportojnë çdo muaj në Departamentin e Thesarit në Ministrinë e Financave.
Ajo tha se me kërkesë të ministrit të Financave, Hekuran Murati, ato të dhënat që i kanë pasur i kanë dërguar, me qëllim të realizimit të pagave për ata mësimdhënës.
“Për më shumë se një vit, kemi zhvilluar dhjetëra takime me kryesinë e SBASHK-ut, i kemi lutur të mos marrin hapa të pamenduar pasi si Qeveri kemi adresuar shumë shqetësime të mësimdhënësve, kemi miratuar politika të reja e rritur buxhetin për arsim”.
“Kemi diskutuar me Kryesinë e SBASHK-ut se a do të kompensojë sindikata pagat e mësuesve ashtu siç ndodhë në shumicën e vendeve tjera dhe meqë ligji ndalon kompensimin për punën e pakryer”.
“Asnjë vëmendje e kujdes në këtë drejtim, përkundrazi një muaj grevë, shumë dëme për fëmijët, asnjë kujdes nga punëdhënësit, shumë zhurmë nga ata që kanë përgjegjësi për gjendjen në të cilën ndodhet arsimi”, është shprehur Nagavci, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, ajo tha se ligji duhet të respektohet në tërësi, duke lënë të nënkuptohet se për mësimdhënësit grevistë s’do të ketë paga.
10:00 – Nagavci: Komunat s’i çuan listat për paga në Thesar