Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se situata me krizën e energjisë elektrike është alarmante.
“Situata nuk është e favorshme me prodhimin vendor, dihet çmimet e importit janë në stratosferë, i kanë pesëfishuar në krahasim me vitin e kaluar. Gjendja është shumë e vështirë dhe alarmante”.
“Konsumi është në rritje konstante, që është normale me periudhën që po kalojmë, për shkak të temperaturave të ulëta, përdorimit masiv te energjisë për t’u ngrohur, konsumi është duke u rritur në mënyrë të ndjeshme në krahasim me vitin e kaluar”, ka thënë Buzhala.





