LAJME

Zbulohet një lloj i ri i insektit në Kosovë nga profesorët e UHZ

Zbulohet një lloj i ri i insektit në Kosovë nga profesorët e UHZ
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Prill 2021, 11:28

Profesorët e UHZ pjesë e zbulimit të llojit të ri të insektit në Kosovë. Pjesë të punimit në të cilin është përshkruar ky lloj janë dy profesorë nga Fakulteti i Agrobiznesit Astrit Bilalli dhe Milaim Musliu.

Punimi është publikuar në revistën prestigjioze Biodiversity Data Journal, e cila boton lloje të reja për shkencën (shih linkun: https: https://www.facebook.com/BioDataJournal

Sipas Universit të Gjakovës, lloji i emërtuar si Potamophylax coronavirus, i takon një rendi të vogël të insekteve ujore, që janë të ndjeshme në ndotjen dhe degradimin e ekosistemeve ujore. Aktualisht ky lloj është vetëm në Kosovë në Bjeshkët e Nemuna, pjesa burimore e Lumëbardhit të Deçanit.

“Për përshkrimin dhe analizimin e këtij lloji janë përdorur teknikat më të avancuara molekulare, filogjenetike dhe morfologjike. Prania e këtij lloji tregon për pasurinë e madhe të biodiversitetit në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Pjesë e këtij hulumtimi gjithashtu janë profesorë nga Universiteti i Prishtinës, Universiteti i Vjenës dhe Universiteti Gießen në Gjermani

Linku i punimit:

 

https://bdj.pensoft.net/article/64486/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika