Home LAJME Zbulohet një bazë e madhe me armë super- moderne, dyshohet se furnizonte grupet kriminale në Vlorë

Zbulohet një bazë e madhe me armë super- moderne, dyshohet se furnizonte grupet kriminale në Vlorë

0
Zbulohet një bazë e madhe me armë super- moderne, dyshohet se furnizonte grupet kriminale në Vlorë

Një shtëpi, e cila ishte kthyer në depo të vërtetë armatimi, është zbuluar nga policia në Babicë të Vlorë. Baza e armatimit ishte e fshehur në një banesë për të jetuar dhe larg vëmendjes.

Por falë informacioneve, policia ka arritur ta zbulojë atë. Ndërsa kanë shpërthyer derën dhe kanë hyrë brenda, forcat RENEA dhe të policisë vendore duket se kanë mbetur të habitur, pasi armatimi të cilin ata zbuluan ishte modern, të cilin mund ta kishin ‘zili’ edhe vetë policia dhe forcat speciale.

Pamjet tregojnë se mes armëve të zbuluara në banesë, ishin snajper të fjalës së fundit, pistoleta të markave që në shumicën e rasteve i përdorin vetëm forcat speciale, kallashnikovë, fishekë dhe krehër pa fund për mbajtjen e fishekëve, maska, çifte, tritol, targa makinash, radiomarrëse dhe dhënëse, dylbi të sofistikuara për pamje natën dhe në distance të largëta, uniforma policie, fenelina etj. Armët dyshohet se u janë shitur grupeve kriminale, të cilat mund të pajiseshin me të gjitha pajimet luftarake.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here