Dogana e Kosovës ka njoftuar se zyrtarët doganorë në Zyrën e Brendshme Doganore në Prizren kanë identifikuar deklarim të pasaktë të mallrave gjatë procedurave të zhdoganimit.
“Pas harmonizimit të dokumentacionit të paraqitur, vazhduan me ekzaminim fizik të dërgesës për verifikim të origjinës, sasisë, përshkrimit dhe karakteristikave të tjera. Gjatë ekzaminimit u konstatuan mospërputhje midis deklarimit të subjektit dhe gjendjes faktike, me një diferencë vlerësore rreth 6,000 EUR. Sipas Kodit Doganor Nr. 08/L 247, ky veprim përbën kundërvajtje doganore (deklarim i pasaktë i sasive dhe përshkrimit të mallrave)” – thuhet në njoftim.





