Dy ilaçe të reja që mund të parandalojnë vdekjet tek njerëzit e infektuar me COVID-19, janë zbuluar.
Ilaçet anti-inflamatore të cilat jepen në formë pikash, shpëtojnë një jetë në çdo 12 persona që trajtohen, thonë studiuesit që janë marrë me provat në shërbimet shëndetësore të kujdesit intensiv.
Ato tashmë janë në dispozicion në Britani dhe mund të përdoren menjëherë për të shpëtuar qindra jetë njerëzish, thonë ekspertët.
Janë 30,000 pacientë me COVID-19 në spitalet e Britanisë, 39 për qind më shumë se në prill, shkruan BBC, përcjell Albinfo.ch.
Qeveria britanike po punon ngushtë me prodhuesit që të sigurohet se ilaçet, tocilizumab dhe sarilumab, të jenë në dispozicion të pacientëve.
Ndërsa shpëton më shumë jetë njerëzish, trajtimet shpejtojnë edhe shërimin e pacientëve dhe reduktojnë kohën që pacientët në gjendje kritike duhet tw kalojnw në kujdes intensiv për një javë.
Studiuesi kryesor, profesori Anthony Gordon, tha se: “Për çdo 12 pacientë që trajtoni me këto ilaçe, shpëtoni një jetë. Është efekt i madh”.
Një ilaç i quajtur deksametazonë ishte zbuluar muaj më parë dhe trajtimi me të ka ulur rrezikun e vdekjeve për një të tretën, te pacientët që kanë qenë në ventilatorë.