VENDI

Zafir Berisha-Vuçiqit: Kosova nuk është as Azerbejxhan as Armeni, kur të duash eja

Zafir Berisha-Vuçiqit: Kosova nuk është as Azerbejxhan as Armeni, kur të duash eja
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Nëntor 2020, 19:43

Koordinatori nacional për siguri kibernetike, Zafir Berisha, ka reaguar pas deklaratës kërcënuese të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili tha se nëse dialogu me Kosovën dështon atëherë do të rinisë një konflikt si në Armeni dhe Azerbejxhan.

Berisha iu kundërpërgjigj Vuçiqit duke i thënë “kur të duash eja, ne jemi këtu”.

Deklarata e plotë :

Vuçiqi qenka kërcënuar me luftë!

Kosova nuk është as Azerbejxhan as Armeni, kur të duash eja, ne jemi këtu, por para se me u nisur, pyte Gjurishiçin, Zekavicën, Zharkin etj dhe oficerin nga Rusia që kan operuar gjatë 1998/99 në Prizren, pastaj nisu!

Nëse disa kanë ra heroikisht në betejën e parë e disa keni arritë me i izollu në Hagë mos mendoni që kemi vdekur të gjithë!

Ju kanë mashtruar “gashoviçat e leshkuqat” dhe misionarët e juaj, se ju kanë kanë pregaditur terenin duke i bërë “lavazh trurit” sipas planeve tuja disa infantilve, Kosova është mē shumë se një sektë politik…!

Zafa

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika