Ish-komandanti i UÇK-së në zonën e Prizrenit, tashmë kryetari i degës së partisë Nisma Socialdemokrate në Prizren, Zafir Berisha, së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “28 Nëntori me 28 çlirimtarë” në TV Arbëria, për nder të 112-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Berisha në këtë intervistë ka folur rreth kontributit të tij dhe familjes Berisha për çlirimin e vendit.
“Për ne jeta ka qenë në rend të dytë, mbi të gjitha ka qenë liria me çdo çmim… Vetëm familja jonë nga viti 1981 deri 1993 ka qenë e bastisur diku 16 herë, pasi zona e fshatit tonë ka qenë si zonë kufitare me Shqipërinë. Andaj, veprimtarët e kohës kanë kaluar nga ne për të lëvizur mes Shqipërisë dhe Kosovës.”, është shprehur Berisha.





