Zafir Berisha, koordinator Nacional për Siguri Kibernetike ka thënë se kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, nuk do të mund të zgjidhet president i Kosovës.
Në T7, ai tha se nuk e sheh Haradinaj si president. Sipas tij, atë nuk do ta përkrahin as subjektet tjera politike.
“Presidenti një person që i unifikon të gjitha subjektet politike. Unë nuk e shoh Ramushin në këtë formë që është futur si president, edhe për shkak të pozicionimeve që kanë subjektet tjera. Ai nuk mund të bëhet president, duhet të kemi edhe pëlqimin e PDK-së për këtë”, tha ai.





