Ish-kandidati i Nismas për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, po thotë se Shaqir Totaj e meritoi fitoren, meqë qeverisja e Mytaher Haskukës së Vetëvendosjes, për këtë qytet ishte e tepërt.
Ai madje në Edicionin Special, dha edhe më në detaje kuptimin e mesazhit të tij, kur u kërkoi prizrenasve, të votonin shqip, njofton Klankosova.tv.
”Unë vazhdoj ta ruaj vazhdimësinë e angazhimit politik”.
”Ka qenë shumë normale që unë si opozitë në Prizren, ta mbështes kandidatin e opozitës sepse kam llogaritur se është e tepët qeverisja e Haskukës në Prizren”.
Çka deshët të thoni me atë mesazhin ”Votoni shqip!”?
”Nuk kam thënë vetëm dje këtë, por ka një kohë që jam duke ftuar që ta ndëshkojnë politikën Rankoviqiane të Vetëvendosjes dhe Mytaher Haskukës. E di që nuk më kanë kuptu”.
”Mytaher Haskuka dhe Vetëvendosje për llogari të ndonjë vote më tepër kanë kthyer logjikën politike të Rankoviqit të viteve ’50-ta dhe ’60-ta. Logjikë të cilën Serbia e ka bërë me qëllim për ta ndarë qytetin e Prizrenit për shkak të ambicieve të veta që ka pasur në Kosovë e veçanërisht në Prizren. Në vitin 2021 me u kthy ai mentalitet, ka qenë më shumë se një poshtërsi”.
”Goditja që ia ka dhënë qytetari i Prizrenit, i ka dhënë goditjen edhe mentalitetit përçarës të Vetëvendosjes, por veçanërisht Mytaher Haskukës në Prizren”.
”Kjo politikë e gabuar e ka marrë goditjen e merituar më ’99-ën. Rikthimi i këtij menatilteti është i dëmshëm dhe ka pasoja edhe për shumë vite të ardhshme”.
”Këtë hendek të logjikës sllave e ka hapur Vetëvendosje dhe Myta. Dhe jam shumë krenar si qytetar i Prizrenit, që pa dallim qytetarët e kanë gjykuar edhe në ditën e djeshme. Kështu që përfundimisht mbetjet e fundit që po shpurdhin në Prizren të regjimit të kaluar, kanë marrë goditje”.