Kryetari i Bashkimit Demokratik të Prizrenit, Zafir Berisha, ka shprehur mbështetjen e tij për protestën që do të mbahet të dielën, më 16 nëntor, në Strasburg të Francës, para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Zafir Berisha përkrah protestën në Strasburg: Kur po gjykohen ata që na udhëhoqën drejt lirisë, nuk mund të rrijmë në heshtje

Në një postim në Facebook, Berisha ka thënë se derisa po gjykohen ata që na udhëhoqën drejt lirisë, nuk mund të rrijmë në heshtje.
“Luftuam që ky popull të jetojë i lirë, që fëmijët tanë të mos përulen kurrë më para padrejtësisë. Sot, kur po gjykohen ata që na udhëhoqën drejt lirisë, nuk mund të rrijmë në heshtje. Të gjithë ata që kanë mundësi, dhe që në damarët e tyre rrjedh gjakë shqiptari, me 16 nëntor në protestën e Strasburgut, ku e kemi një betejë tjetër, betejën për të vërtetën e madhe të UÇK-së! Ejani të bashkohemi, me zemër, me flamur, me dinjitet.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

