LAJME

Zafir Berisha në krah me Ramush Haradinaj sot në Prizren iu drejtuan qytetarëve për mobilizim në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Zafir Berisha në krah me Ramush Haradinaj sot në Prizren iu drejtuan qytetarëve për mobilizim në zgjedhjet e 28 dhjetorit
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Dhjetor 2025, 21:27

Zafir Berisha, tashmë kandidat për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës sot së bashku me kryetarin e kësaj partie, Ramush Haradinaj, iu drejtuan qytetarëve të Prizrenit për mobilizim në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në faqen e tij zyrtare në Facebook, Berisha ka theksuar se këto zgjedhje nuk janë rutinë politike, por janë betejë për ruajtjen e vlerave të shtetit tonë.

Tutje ai thekson se me numrin 129 në këto zgjedhje rreshtohen në frontin politik për t’i dalë zot shtetit, për ta mbrojtur lirinë dhe për ta kthyer shpresën aty ku është zbehur.

“Kosova nuk është pronë e askujt, as eksperiment politik, as plaçkë për pazare ditore. Ajo është amanet i dëshmorëve dhe përgjegjësi e secilit qytetar që nuk pranon ta shohë të nëpërkëmbur. Prizreni ka ditur gjithmonë të qëndrojë në anën e duhur të historisë, dhe edhe kësaj here kërkohet zë i fortë, qëndrim i qartë dhe votë për Kosovën”, thuhet tutje në postimin e tij.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika