LAJME

Zafir Berisha kujton rënien heroike të luftëtarit të UÇK-së, Ismajl Kryeziu

Zafir Berisha kujton rënien heroike të luftëtarit të UÇK-së, Ismajl Kryeziu
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Prill 2023, 11:39

Sot shënohet 24 vjetori i rënies heroike të luftëtarit të UÇK-së, Ismajl Kryeziu.

Me këtë rast ish komandati i UÇK-së,  Zafir Berisha, ka përkujtuar atë si njërin nga djemtë më trima dhe të pamposhtuar në kauzën për liri.

Përmes një postimi në facebook, Berisha ka përmendur funksionet kryesore që Ismajl Kryeziu kishte zotëruar në vitet e 90-ta.

Një rol kyç Kryeziu e kishte gjatë krijimit të UÇK-së në Prizren në vitin 1997, kurse më vonë gjatë luftës në vitet 1998/99 ai u vu përballë shumë betejave ku si rrjedhim i tyre u vra më 18 prill të vitit 1999 në lagjën Arbanë.

 

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika