Kandidati për deputet i koalicionit Nisma-AAK, Zafir Berisha, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti pasi ky i fundit ka sfiduar Prokurorinë Speciale për ftesën për intervistim në cilësinë e dëshmitarit lidhur me rastin e rezervave shtetërore, në të cilin është e implikuar edhe ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari.
Berisha, e ka quajtur Kurtin ”rrugaç, mbeturinë e politikës sllave”. Ndër tjerash, kandidati për deputet akuzon Kurtin për marrëveshje të dëmshme për vendin me presidetnin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe koodrinim me terroristin serb, Milan Radojçiq.
Postimi i plotë:
Kosova si shtetë i bër me shumë mund e sakrifica, nuk e meriton një kryeministër rrugaç, i cili ofendon dhe tallet me prokurorin e shtetit.
Gjenerata të tëra jan sakrifikur për me bër Kosovën dhe institucionet e saj dhe për me vedosën drejtësi dhe barazi për të gjithë, pa dallim.
Kjo mbeturin e politikës sllave që ka mbetur në Kosovë, dhe e cila po kundërmon e po infekton qytetarët me aftësi të kufizuar në mendimit kritikë, qëllimisht po e dëmton shtetin e Kosovës dhe institucionet e drejtësis, me iden se kështu mund të arsyetohet nesër para analfabetët e sektit të tij, kur të ulet në bankën e të akuzuarit, për hajni, kordinim me Radojçiqin, marrveshje të dëmshme për Kosovën me Vuçiqin etj.
As Serbia nuk kishte me i bë dëm Kosovës, sa ky injorant dhe kopeja e deleve që shkojn pas tij, sikurse pas bariut.