Ish-deputeti dhe figura e njohur politike e rajonit të Prizrenit, Zafir Berisha, po merr pjesë në tubimin elektoral të Aleancës në Prizren.
Përmes kësaj pranie, Berisha ka konfirmuar mbështetjen e tij të hapur publike për këtë subjekt politik në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.
Ndonëse ka sqaruar se nuk është pjesë e strukturave të brendshme partiake, Berisha u ka bërë thirrje mbështetësve të tij të votojnë listën e Aleancës.
Ky pozicionim vjen në përkrahje të vizionit të udhëhequr nga kryetari i ri i partisë, Ardian Gjini, dhe Kryetari i Nderit (ish-kryetari), Ramush Haradinaj./indeksonline/